Francë, rritet sërish numri i rasteve të reja nga Covid-19

03/07/2021 02:44

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 2.500 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 29 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 111.140. Ndërsa me 2.664 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.775.965.

Dje në vend u regjistruan 2.457 raste ndërsa një ditë para saj 2.314 raste. Në spitale vazhdojnë trajtimin 8.232 persona, prej të cilëve 1.162 në kujdesin intensiv.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 34.103.180 ndërsa 23.270.971 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA