Avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë në Libi, pezullohen fluturimet
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Afrikën e Jugut, ku dy minibusë u përplasën ballë për ballë, ndërsa një automjet i tretë u përplas më pas me rrënojat.
Aksidenti ndodhi, në autostradën N1, mes qyteteve Prince Albert dhe Leeu-Gamka, në provincën Western Cape, rreth 380 kilometra në lindje të Cape Town.
Sipas autoriteteve, në aksident u përfshinë dy minibusë Toyota dhe një SUV Suzuki. Dy minibusët u përplasën fillimisht kokë më kokë, ndërsa pak më vonë SUV-i u përplas me automjetet e dëmtuara, duke e përkeqësuar tragjedinë.
18 persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital, si pasojë e plagëve të rënda. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë shkallën e madhe të dëmeve, me automjetet të shkatërruara dhe mbeturina të shpërndara në një pjesë të konsiderueshme të rrugës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ka hapur një çështje për vrasje të paqëllimshme. Deri tani nuk dihet se çfarë shkaktoi përplasjen ballë për ballë mes dy minibusëve.

Minibusët janë një nga mjetet kryesore të transportit publik në Afrikën e Jugut dhe shpesh përfshihen në aksidente të rënda rrugore.
Ky ishte një nga dy aksidentet e rënda të regjistruara në vend gjatë fundjavës. Një tjetër përplasje pranë Ermelos, në provincën Mpumalanga, shkaktoi tetë viktima, duke e çuar në të paktën 29 numrin e personave që humbën jetën në dy aksidentet.
Top Channel