Kostot e luftës në Iran, Von der Leyen: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, 127 miliardë euro dëm për BE

03/11/2026 12:30

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rënduar ndjeshëm faturën energjetike të Bashkimit Evropian, duke shkaktuar një kosto shtesë prej 127 miliardë eurosh për importet e naftës dhe gazit.

Gjatë fjalës së mbajtur në samitin “WinWin Brussels Summit” në Bruksel, kushtuar sipërmarrjeve të reja, Von der Leyen theksoi se ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë të rëndësishme detare ka sjellë pasoja të konsiderueshme ekonomike për vendet evropiane.

“Evropa ka shpenzuar 127 miliardë euro më shumë për importin e lëndëve djegëse fosile, pa përfituar asnjë sasi shtesë energjie. E gjithë kjo kosto është pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit”, u shpreh ajo.

Von der Leyen nënvizoi gjithashtu se varësia nga importet e energjisë e bën Evropën më të ndjeshme ndaj krizave ndërkombëtare.

“Kur importojmë naftë dhe gaz, bashkë me to rrezikojmë të sjellim edhe pasojat e krizave dhe tronditjeve ndërkombëtare”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Top Channel