Situatat në shtëpinë e BBV, Miri në lot: Kam një arsye shumë të fortë, më lindi këtu, s’mund… 16/02 18:58
Kuvendi ka miratuar ndryshimin në buxhetin 2021 gjatë seancës së sotme plenare, e cila rezulton të jetë e parafundit.
82 deputetë kanë votuar pro dhe 9 kundër ndryshimit.
Gjithashtu gjatë seancës së ditës së sotme është miratuar edhe marrëveshja me Pfizer dhe menaxhimin e sistemit buxhetor.
Ditën e sotme u mbajt seanca e parafundit, ku deputetët shqiptarë numëroheshin me gishta, duke nënkuptuar mosinteresim për çështje kaq të rëndësishme për vendin.
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve dhe u vendos që seanca e fundit të jetë më 7 korrik.
Top Channel