Pas bllokimit të foltores nga deputetët e PD dhe ndërprerjes së punimeve dy herë, rinis seanca plenare

20/07/2026 16:49

Pas tensioneve që shoqëruar seancës e sotme plenare, deputetët kanë rinisur punimet në Kuvend.

Deputetët demokrat nuk kanë pranuan propozimin e socialistëve për ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar vazhdimin  e seancës, por jo dëgjimin e Avokatit të Popullit.

Më herët deputetë e PD u mblodhën para foltores duke bllokuar punimet normale të seancës, pasi refuzuan që të dëgjojnë raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen.

Kryetari Niko Peleshi ka kërkuar disa herë që të lirohet foltorja, e pasi kjo nuk ka ndodhur ai ka kaluar në 5 minuta pushim, duke bërë që punimet në Kuvend të ndërpriten dy herë.

Top Channel