Trump i përgjigjet Mamdanit për Netanyahun, paralajmëron edhe Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të paguani shumëfish

20/07/2026 19:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se çdo sulm ndaj trupave amerikane do të pasohet nga kundërpërgjigje e fortë.

“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do të paguajnë një çmim shumëfish për atë vrasje!”, shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

Ai bëri të ditur se urdhri u është përcjellë drejtuesve më të lartë ushtarakë amerikanë, përfshirë sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Daniel Kane, si dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili kishte sugjeruar arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai do të vizitonte qytetin, Trump deklaroi:

“Netanyahu nuk do të arrestohet kurrë ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Netanyahu po lufton kundër Iranit.”

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë për shpërthime në dy provinca në jug të Iranit, ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë të mbeten të larta.

Top Channel