Vendimet/ Qeveria miraton projektligjet për energjinë dhe sigurinë kibernetike, lirohet nga detyra zëvendësministri i Kulturës 12/11 20:57
Një deklaratë e kryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale Arbjan Mazniku mbi mundësinë e bashkimit të Bashkisë Përrenjas si njësi administrative e Bashkisë Librazhd ka ngjallur reagime të forta mes qytetarëve.
Këtë herë pa asnjë bindje politike, qytetarët e Përrenjasit i bashkon ruajtja e identitetit të tyre.
Edhe mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak nisi pikërisht me diskutimet
mbi territorialen. Këshilltarët kërkuan informacion nga kryetari i bashkisë, mbi këtë propozim, sipas tyre të papranueshëm.
Teksa mospajtimi ka pushtuar rrjetet sociale, një peticion ka nisur të firmoset gjërësisht në qytetin e Përrenjasit.
Top Channel