Akuzohet për shpërdorim detyre, sot seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi
21/07/2026 11:10
Ish-kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, u paraqit këtë të martë në gjykatën e posaçme për seancën e parë paraprake për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Kokoneshi përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Kujtojmë se për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.
Seanca paraprake ndaj Kokoneshit u shty për më 8 shtator.
Top Channel