Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, pasi dyshohet se i ka vënë flakën vetes mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës.

Një familjar i viktimës, jashtë kamerave, ka treguar se shqetësimi kryesor që ai kishte pasur lidhej me problemet për legalizimin e banesës.

Sipas tij, 66-vjeçari i kishte dokumentet për shtëpinë, por për një dritare nuk po arrinte të merrte legalizimin, çka e kishte shqetësuar prej kohësh.

“Problemi i vetëm që ka pasur ka qenë fakti që nuk po i legalizohej banesa. I kishte të gjitha dokumentet, por për një dritare nuk ia legalizonin. Më herët ka qenë emigrant në Greqi. Ka qenë njeri i rregullt dhe i qetë, aspak agresiv”, shprehet familjari i viktimës jashtë kamerave.

Top Channel