“Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Kredi të buta deri në 2 milionë euro për bizneset, e keni derën e hapur

21/07/2026 10:12

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një bashkëbisedim në rrjetet sociale, ku u ndal te programi “Dyfisho Sipërmarrjen”, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që duan të investojnë të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare.

Rama tha se programi synon të ndihmojë sipërmarrjet të zgjerojnë aktivitetin e tyre, përmes kredive të buta që financohen nga shteti shqiptar.

“Dyfisho Sipërmarrjen është një super program. Të gjithë ata që duan të investojnë e kanë derën e hapur, sepse do të financohen me kredi të buta deri në 2 milionë euro nga shteti shqiptar,” u shpreh kreu i qeverisë.

Ai sqaroi se të interesuarit mund t’u drejtohen bankave të nivelit të dytë për të marrë informacion mbi procedurat dhe mundësitë e financimit, ndërsa detaje të mëtejshme mund të gjenden edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë kam edhe një mesazh tjetër për ata që më ndjekin dhe nuk janë këtu thjesht për t’u futur që të bëjnë sharjen e radhës. S’ka problem, sepse ato sharjet mua më bëhen vetëm shëndet dhe forcë, por janë problemi i atyre që i bëjnë, sepse si hyjnë këtu ashtu dhe dalin, hyjnë të painformuar, dalin të painformuar dhe vazhdojnë të keq informuar. Zgjedhje është edhe kjo. Por tjetra që do doja të përcillja është pikërisht super programi kombëtar i quajtur “dyfisho ndërmarrjen, sipërmarrjen tënde”. “Dyfisho sipërmarrjen tënde” është një super program i cili i vjen në ndihmë të gjithë atyre që e kanë një ndërmarrje të vogël ose të mesme, jo të madhe, të vogël ose të mesme. Një ndërmarrje të vogël ose të mesme që duan ta rrisin, që kanë ide, që kanë një plan, por nuk kanë financim. Të gjithë ata, e kanë derën e hapur në këtë super program, sepse do t’i financojë me kredi të butë dhe mbështetje, me garanci qeveria shqiptare, deri në 2 milion euro. 70% të kolateralit të garantuar, 10% periudhë lehtësuese. Pra, në bankat e nivelit të dytë mund të mund të adresoheni për të parë mundësinë e dyfishimit të ndërmarrjes suaj, të sipërmarrjes suaj.

Ndërkohë që, në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit në ëebsite ka edhe një adresë ku mund të drejtoheni për të marrë më shumë shpjegime.

“Vetëm gënjen dhe mashtron popullin”, thotë ky Gazmor, tamam gazmor, Gazmor Shkëmbi! Edhe gazmor edhe shkëmb! Pra edhe koka shkëmb edhe “ha ha ha, hi, hi, hi”. Jo i dashuri jo, unë as nuk mashtroj as nuk gënjej. Unë punoj për ty, punoj për familjen tënde, punoj për të gjitha familjet shqiptare, sepse këtë detyrë më ka dhënë shumica e shqiptarëve dhe për mua flet puna, për mua flasin faktet, për mua nuk flasin fjalët e panumërta dhe për më tepër nuk flasin sharjet. Sharjet e urrejtësve besnikë për mua janë prova që jam duke bërë diçka që ja vlen. Kështu që keq për ty dhe keq për të gjithë ata që jetojnë duke sharë, duke përdorur fjalët më ekstreme, më të ulëta, sikur janë duke ndarë buzëqeshje dhe mirësjellje. Gjynah, shumë gjynah!

Ajo që unë di të them është që “Paketa e maleve” është gjëja që i ka munguar njerëzve që kanë të drejtë të gëzojnë pronën e tyre dhe ta kthejnë atë në një burim mirëqenie. Kjo është “Paketa e maleve” dhe këto janë argumentet dhe faktet. Zhurma, llafet dhe akuzat, shpifjet, sharjet vetëm mjegullojnë sytë e atyre që merren me to apo zhyten në to“, tha Rama.

Top Channel