Edhe pse u njoftua se pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të hapej për udhëtarët që duan të shkojnë në Greqi për arsye turistike apo familjare autoritetet greke ende nuk e kanë zyrtarizuar vendimin e tyre.

Kjo ka bërë që në këtë pikë kalimi situata të mbetet e njëjtë. Autoritet tona kufitare vazhdojnë zbatimin e vendimit në fuqi që lejon daljen e 400 personave në ditë kryesisht punëtorët sezonalë dhe ata që kanë një pasaportë greke, ndërsa janë në pritje të njoftimit të ri.

Lajmi për hapjen e Kapshticës bëri që kamionat e mallrave të vihen në radhë për të kaluar, por për të disatën herë autoritetet e vendit fqinje vonojnë hapjen e kësaj pikë kufitare.

E mbyllur prej më tepër se 7 muajsh Kapshtica është një prej pikave më të rëndësishme kufitare me Greqinë sa i takon lëvizjeve në rajonin juglindor qoftë për import eksportin apo edhe udhëtarët dhe mbyllja e saj u ka shkaktuar këtyre të fundit kosto të larta financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA