Frikë nga prenotimet? Agjencitë turistike: Shqiptarët vendosin në momentin e fundit

20/06/2021 20:02

Mijëra prenotime për udhëtime një vit më parë u anuluan si pasojë e Covi-19.

Humbjet ishin të mëdha për qytetarët dhe për agjencitë turistike gjithashtu.

Edhe pse tashmë duket se lëvizja po lehtësohet sërish shqiptarët kanë frikë të bëjnë prenotime. Edhe ata që guxojnë të udhëtojnë e vendosin në momentin e fundit.

Edhe pse humbjet janë të mëdha, përsëri agjencitë turistike ndjehen të lehtësuara që po nisin lëvizjet, edhe pse të pakta.

Në gjithë këtë situatë të pazakontë, pozitiv është fakti që shqiptarët patën mundësi të njohin vendin e tyre dhe të eksplorojnë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA