Ftesë në 5/ “Marshallah avokatja”, ç’ndodhi në takimin e parë mes Rinianit dhe të dashurës?

11/06/2021 17:30

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar një prej ish-konkurrentëve të “Përputhen”,  Rinian Leka.

Pas largimit nga programi ai u njoh me Anisën, avokaten bukuroshe që punon e jeton në Spanjë.

33 vjeçari zbuloi për “Ftesë në 5” se kanë dy muaj të lidhur dhe se lidhja e tyre po shkon aq mirë sa e kanë menduar edhe martesën.

I pyetur nga Bieta për mënyrën sesi u takuan, Riniani nuk ngurroi të tregonte se ç’ mendoi e bëri në takimin e parë.

“Po prisja avokaten për çështje pune. E dija që ishte një avokate femër, e kishim lënë një takim në një lokal në Tiranë për të folur për çështjen e dokumenteve. Kur erdhi avokatja, normal si mashkull në shikim të parë thashë “marshallah avokatja”, por nuk guxova t’ia thosha”, sqaroi ai.

Riniani pohoi se mes tyre ka dashuri të vërtetë dhe nëse një ditë do të martohen, padyshim do zgjidhte të organizonte një dasmë të madhe në Rrëshen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA