Nga apartamentet te kapitali i shoqërive në emër të gruas, ja pasuritë e Dritan Dajtit që SPAK kërkoi konfiskim

09/06/2021 12:20

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur të tjera detaje nga lëvizja e SPAK, që kërkoi nga Gjykata e Posaçme konfiskimin e disa pasurive të Dritan Dajtit.

Hoxha tha se bëhet fjalë për 3 apartamente, një ndërtesë dhe pjesa e kapitalit të dy shoqërive që i përkasin bashkëshortes së Dritan Dajtit.

Anila Hoxha: Pritet të nisë seanca ku kërkohet konfiskimi i pasurive të Dritan Dajtit dhe seanca do të hapet në 13:30 minuta. Burime të sigurta për Top Channel bëjnë me dije se bëhet fjalë për 3 apartamente, një ndërtesë dhe pjesa e kapitalit të dy shoqërive që i përkasin bashkëshortes së Dritan Dajtit. Dajti ka thënë se nuk do të paraqitet sot në seancë.

Mësohet se pas plotësimit të formularit të dekriminaizimit ai nuk ia ka dalë mbanë që t’i justifikojë. Këtë çështjen e Dritan Dajtit për pasuritë, nuk e bën të rëndësishëm vetëm emri, por karta që përdori në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke thënë s nuk ishte mundësi ekonomike. Për këtë arsye Gjykata e Krimeve të Rënda atëherë caktoi avokat përkohësisht.

OFL i dorëzoi Dajit formularin e vetëdeklarimit të pasurisë në 12 shkurt 2020.

Dritan Dajti është duke vuajtur dënimin, pasi akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

13 vite më parë, qetësia e plazhit të Durrësit u prish nga krismat e armëve. Aksioni i policisë për arrestimin e të kërkuarit për vrasje, Dritan Dajti, përfundoi me vrasjen e katër oficerëve të policisë. Oficerët që humbën jetën janë Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA