Video “Tik Tok” dhe sfilatë në zyrë/ Hetim disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit (Pamjet)

31/05/2021 09:24

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi bënte video në ambientet e zyrës në rrjetin social “Tik Tok”.

Urdhri nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani erdhi pasi në media qarkullonin video ku ajo bënte pasarelë dhe video për rrjete sociale në ambientet e gjykatës.

Në një prej videove të saj, dëgjohet në sfond kënga e Don Xhonit “Mafia”, ndërsa ajo filmon veten në ambientet e gjykatës.

Në video ajo reklamon veshjet e markave të shtrenjta dhe makinën e saj tip “Audi”, ndërsa është edhe një moment kur ajo ecën me shpejtësi dhe bën një parakalim të gabuar në rrugë.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator të vitit 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.

Ajo ka liruar nga burgu, Viktor Ymerin, i cili konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Elbasani prej kohësh është kthyer në folenë e grupeve kriminale, ndërsa ekzekutimet vijojnë të ndodhin duke mos u dhënë zgjidhje nga institucionet e drejtësisë.

Enkeleda Kapedani

Edhe pse persona me precedentë kriminale vijojnë të lëvizin të lirë në qytet edhe me armë në brez, Kapedani në krye të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në qytet nuk ka arritur të zbardhë ngjarjet dhe të marrë masa për sigurinë e qytetarëve.

Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, që tronditi gjithë opinionin publik nga një përplasje me armë në mes të ditës.

Më 11 maj  ndodhi ekzekutimi i Everest Çakës, i cili u vra me armë me silenciator në makinë në sy të bashkëshortes së tij në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën Tejoqeanike të Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit Prokurorial (OPDAT) vijon trajnimet për hetimin disiplinor të magjistratëve. Vlerësimi i sjelljes së papërshtatshme të magjistratëve, një këndvështrim nga gjyqësori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  është tema e trajtuar.

“Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin. Ju faleminderit!”, shkruhet në njoftim.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA