Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ishte sot në festën e organizuar në pikën turistike të Funarit në Elbasan .
#FunarFest tashmë është një traditë e përvitshme dhe ka synim që të promovojë perlën turistike të Bashkisë Elbasan.
Në festë mernin pjesë qytetarë të shumtë nga Elbasani, të cilët organizuan piknik në natyrë dhe një atmosferë festive me muzikë live nga grupet artistike të qytetit Elbasan.
Në fjalën e tij Balla tha se këto festa i shërbejnë promovimit të bukurive dhe resurseve natyrore të Elbasanit.
“Këto festa i shërbejnë promovimit të bukurive dhe resurseve natyrore të Elbasanit. Sot jemi në Funar, pas disa ditësh do të shkojmë në Gjinar. Këto festa do ti organizojmë edhe në qytetet e tjera të qarkut, me qëllim që disa prej bukurive të panjohura të qarkut tonë ne ti vendosim në dispozicion të asaj që kemi thënë edhe gjatë diskutimeve të programit tonë ‘Shqipëria 2030’, sepse ne synojmë që ti japim Elbasanit një dimension të munguar gjithë këto vite. Gjithmonë Elbasani nuk është konsideruar si një destinacion turistik dhe kjo është aspak e vërtetë, sepse Elbasani gëzon bukuri të rralla dhe që janë shumë pranë Elbasanit dhe Tiranës. Ne duhet ti vijmë në ndihmë kësaj zone përmes një infrastrukture rrugore të standardeve të mira. Ne nuk do të lejojmë që kjo zonë të shkatërrohet nga ndërtime jo me standard dhe jashtë planit të rregullimit që bashkia ka për këtë zonë”, deklaroi Balla.
Top Channel