Mbledhja e KAS

Pas pezullimit të mbledhjes për qarkun e Beratit, në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve po shqyrtohen ankesat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës për manipulimet e pretenduara.

PD dhe LSI kërkojnë përsëritje zgjedhjesh, pasi sipas tyre fitorja e PS-së në  25 prill u realizua vetëm prej manipulimit e shitje-blerjes së votës.

Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu janë përfshirë në një debat për votimin e shumëfishtë të pretenduar nga ana e PD-së.

Logu shprehet se 23 persona kanë votuar nga 3 herë, ndërsa anëtari i KAS tha se nuk kanë asnjë provë për këtë.

Logu: Në qarkun e Vlorës rezulton që 23 persona të kenë votuar 60 herë ose 3 herë secili. Dua ta jap tani përgjigjen.

Rusmajli: Jo s’do e japësh tani.

Logu: Dua ta jap tani jo më vonë.

Rusmaji: Mos na krijo incidente kot.

Logu: Zoti Rusmaili ju ishit dje, as ti as unë nuk jemi eksperte të teknologjisë, unë e pyeta nënkomisioneren që a ekziston që një person të ketë 19 karta identiteti të paraqitet të bëjë leximin e të votojë 19 herë, përgjigja e nënkomisioneres ishte po ekziston mundësia.

Rusmajli: Prova nuk e provon se ka ndodhur ky skenar, se po të ndodhte juve do të ishit më i lumturi në botë.

Rusmajli: Fikja pak mikrofonin. Juve keni ardhur në këtë institucion për të kërkuar drejtësi, është thjesht tymnajë e krijuar për të prishur seancën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA