Mbi 1.5 miliardë vaksina, pjesa më e madhe në vetëm tre vende të botës

19/05/2021 16:32

Në të gjithë botën janë dhënë së paku 1.5 miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit, tregon një vlerësim i agjencisë së lajmeve AFP.

Sipas llogaritjes së saj, të bazuar në burime zyrtare, saktësisht janë dhënë 1,500,017,337 doza. Rreth tri të pestat e totalit janë të përqendruara në tri vende: Kinë, SHBA dhe Indi. Izraeli prin me përqindjen e popullatës së vaksinuar: gati 60 për qind e qytetarëve atje kanë marrë nga dy doza të vaksinës.

Në Britani, 54 për qind e popullatës kanë marrë së paku një dozë, ndërsa në SHBA 48 për qind. Në Bashkimin Evropian, sipas shifrave zyrtare, së paku 32 për qind e popullatës kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. India mbetet një nga vendet e goditura më së keqi në botë nga pandemia e koronavirusit.

Ajo ka normën më të lartë të të infektuarve, pas SHBA-së, përkatësisht mbi 25 milionë raste. Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 4,529 viktima nga koronavirusi dhe mbi 267,000 raste të reja. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 163 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 3.3 milionë kanë vdekur. Në Evropë, vendi me numrin më të madh të rasteve është Franca, mbi 5.9 milionë, ndërsa numri më i madh i viktimave është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 127,000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA