Milani ka fituar derbin përballë Juventusit në kuadër të javës së 35-të në Serie A me rezultatin 3-0.
Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar që në minutën e katërt me anë të Matthijs de Ligt, por goditja e tij u bllokua.
Një shans i artë për Milanin erdhi më pas në minutën e 21-të, kur Brahim Diaz lëshoi një gjuajtje të fuqishme, por Wojciech Szczesny bëri pritje të madhe.
Rossonerët më pas e shfrytëzuan mundësin e shënimit, duke arritur të kalonin në epërsi me anë të Brahim Diaz, që shënoi në minutën e 45.
Edhe në 45 minutat e dyta nuk mungoi spektakli, pasi u humb një penallti e u shënuan edhe 2 gol të tjerë.
Fati sonte ishte në anën e Milanit, që ia arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Ante Rebic në minutën e 78-të, nga një asistim i Ismail Bennacer.
Në listën e golashënuesve u fut edhe Fikayo Tomori, që shënoi për 3-0 në minutën e 82-të me një asistim prej Hakan Calhanoglut. Pas javës së 35-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 72 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në të dytin, ndërsa Juventusi ka rënë në të pestin me 69 pikë.
Top Channel