Shkodër/ Loja përfundon në tragjedi! Po bënte një video në Tik Tok sikur po vetëvritej, humb jetën 10-vjeçari

06/05/2021 16:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në njësinë Guri i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër.

Një 10-vjeçar me inicialet N.Y ka humbur jetën në mënyrë aksidentale pasi po tentonte të bënte një video sikur po vetëvritej me qëllimin për ta hedhur në rrjetin social Tik Tok.

Sipas burimeve kjo tentativë e vetëvrasjes së 10-vjeçarit e nisur si një shaka ka përfunduar në një tragjedi për atë familjen të afërmit dhe rrethin shoqëror. Sipas burimeve shtetasi N.Y ndodhej i vetëm në atë moment kur po tentonte të realizonte këtë video dhe papritur diçka nuk ka shkuar mirë për të duke bërë që të humb jetën në vetëm pak minuta. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 10-vjeçarin i cili ishte nxënës i shkollës “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi.

Menjëherë familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë por ka qenë e pamundur pasi ky fëmijë kishte humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe pas kqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetimet paraprake rezulton se 10 vjeçari me inicialet N.Y ka dashur të bëjë një video në Tik Tok sikur po vetëvritej por mjeti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur në pamundësi për të gjetur një rrugë shpëtimi. Forcat e policisë vijojnë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë e cila shokoi banorët e Gurit të Zi por edhe më gjërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA