Rezultatet e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit/ Arben Imami: PD ka humbur që në vitin 2017, jemi një grup që kërkojmë largimin e Bashës

28/04/2021 16:22

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ishte i ftuar sot në Top Talk, ku komentoi rezultatin e së djathtës në zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk janë humbur tani zgjedhjet, janë humbur në maj të vitit 2017. U shkallmua rregulli i brendshëm i PD, nuk u përfillën njerëzit e saj, nuk u respektua as logo”, u shpreh Imami. Madje, shton se “paguhen para dhe qarkullojnë hapur në PD. Nuk ndërtohet një parti në këtë mënyrë!

Imami dhe figura të tjera të Partisë Demokratike, kanë kërkuar publikisht dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, Lulzim Bashës. “Thirrja nuk i bëhet Bashës, për shkak të mosarsyes së tij, thirrja u bë për ta kuptuar publiku. Jemi një grup që kemi këtë pikëpamje dhe do të themi në parti, jashtë partisë, në media”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA