Ilir Yzeiri në Top talk: PD krijoi shtet paralel! Struktura e mbrojtjes së votës daton që në 1996, kur rrahën kryetarin e PS dhe e hodhën në kanal

25/04/2021 16:38

Analisti Ilir Yzeiri ndërsa komentoi procesin zgjedhor sot në Top Talk, tha se ngjarja e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani , është më e rënda që shënjoi fushatën.

Askush nuk e priste tha ai që retorika të kthehej ne vendime konkrete, ndërsa tha se strategjia e PD për një strukturë të mbrojtjes së votës daton që herët:

Ilir Yzeiri: Moti i mirë, për këtë proces që na marrë shumë energji, u nis si i i qetë pavarësisht kërcënimeve kryesisht nga PD , po i morëm si retorikë e zakonshme fushatash dhe pastaj plasi me ngjarjen e Elbasanit, plasën armët. Ishte e paralajmëruar por jo deri aty . Ishte një thirrje që siç tha presidenti të përdoreshin deri dhe sfurqet.

Askush nuk mendonte se nga retorika do kthehej në veprime konkrete . Do ndaja ta ndaja veprimin e PD me atë presidentit, se PD e kishte të strukturuar gjënë, i kishin vënë vetes qëllim të ruanin votën, po zgjodhën mënyrën e vjetër për ta ruajtur, me grupe të armatosura, metodë e 1996 dhe viktima e parë nga këto grupe, shënohet pikërisht në qytetin e Bulqizës ku këto grupe të armatosura, rrahin për vdekje kryetarin e PS të Peshkopisë në atë kohë, dhe e hedhin në kanal me idenë që ai ka vdekur, por atë Zoti e ndihmoi.

Dhe askush nuk e kishte menduar që PD ktë filozofi e kishte rimarrë dhe po e bënte  konkretisht dhe ajo që pamë në Elbasan ishte më e rënda.

PD hyri në këto zgjedhje duke injoruar shtetin, duke injoruar strukturat që e kanë për detyrë me ligj që të na ruajnë jetën dhe kjo ishte më e rënda.

PD hyri me shtetin e saj paralel, duke sfiduar që të gjithë. Nëse nuk do kishte ndodhur kjo gjë , ne nuk e parashikojmë dot se çfarë do të kishte ndodhur më pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA