Holandë, super jahti 100 metra i gjatë, “ngec” në kanal!

23/04/2021 17:11

Nuk ndodh përditë që një super jaht 100 metra i gjatë të kalojë në kanalet e ngushta të Holandës, por fotografi Tom van Oossanen qëlloi fatmirësisht aty për të dëshmuar momentin e rrallë kur Project 817, i ndërtuar nga kompania holandeze Feadship, u transportua nga kantieri i saj detar Kaag Island në Roterdam.

Fotot e realizuara me mjaft mjeshtëri nga van Oossanen treguan sesi jahti, një ndër më të mëdhenjtë të prodhuar në 2021-shin, kalon përmes shtëpive e kishave, ndërsa turma kureshtarësh e ndjekin të mahnitur rrugëtimin e tij. Kjo është një rrugë që ndiqet edhe për jahte të tjera, por të paktë janë ata që e përshkojnë kur kanë përmasa si ato të Projektit 817. Po si ia dolën të manovronin kaq mirë një anije të tillë në vende kaq të ngushta? Duhet shumë punë dhe përqendrim, rrëfen Oossanen, sipas të cilit ndonjëherë mund të nevojitet gati një orë për të kaluar poshtë një ure.

Top Channel