Prezantimi i projektit të portit të Durrësit, Alabbar: Moment historik! Rrallë gjej njerëz si ju që vendosin shpirtin në punë

16/04/2021 19:25
Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR

Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR do të transformojë portin e Durrësit në një port turistik të ngjashëm me Dubai Marina, përmes një investimi 2 miliard dollarë.

Gjersa është prezantuar masterplani për portin turistik të Durrësit, Alabbar është shprehur se ka bërë biznes në shumë vende por kurrë nuk ka parë njerëz si shqiptarët, ku sipas tij vendosin shpirtin në punë.

“Shkëlqesitë tuaja,

Zonja dhe zotërinj,

Do të doja së pari t’ju falënderoja shumë që jeni bashkuar sot me ne në mbrëmje. Në të njëjtën kohë, shkëlqesitë tuaja, do doja që t’ju falënderoja që më dhatë mundësinë të bëj diçka atë veçantë në Shqipëri. Më kujtohet kur jam takuar për herë të parë me shkëlqesinë, vëllanë tim të dashur, më kujtohet që më thatë, Muhamed, dua që të ngre njerëzit e mi. Unë jam biznesmen me emocione dhe natyrisht më preku sepse unë bëj biznes në shumë vende por rrallë gjej njerëz si ju ku në qendër të gjithçkaje janë njerëzit.

E di që e shihni këtë video por nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore, nëse nuk ngremë shpirtin e njerëzve, atëherë nuk e kemi bërë punën tonë, atëherë nuk kemi sukses. Nëse nuk trajnojmë mijëra të rinj et ë reja në teknikat më të përparuara për mënyrën se si të bëhen këto projekte masive, atëherë kemi dështuar por lajmi i mirë është që unë këtë gjë e kam bërë për 25 vjet. Kam bërë gabime mjaft të vlefshme në jetën time. Tashmë mendoj që jam më i fortë se kurrë kështu që dua të dini se kjo do bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes por në të njëjtën kohë, kur shoh Shqipërinë, kur shoh përpjekjet që vëllai im i dashur kryeministri dhe të gjithë njerëzit e tij bëjnë duke vendosur shpirtin aty e se sa shumë punojnë, më bën edhe më entuziast për të marrë pjesë në këtë projekt sepse të duhen partnerë për të ecur përpara.

Unë e kam vizituar Durrësin një herë, dy herë, tre herë dhe në fakt u mërzita shumë për shkak të ndotjes që gjenereohej nga porti. Duhet të respektojmë njerëzit tanë, duhet të respektojmë mjedisin, duhet të respektojmë fëmijët tanë sepse në fakt fëmijët tanë meritojnë diçka më të mira. Kështu që me të gjitha këto dua të them se të gjitha këta njerëz, të gjithë këto hotele që kanë luftuar, kanë punuar fortë gjatë gjithë këtyre viteve, u premtoj, janë heronj të mirëfilltë që kanë ngritur infrastrukturën në Durrës dhe kanë luftuar e kanë punuar kaq shumë gjatë gjithë këtyre viteve kundrejt kaq shumë pengesave. Ata do të festojnë me ne dhe ju premtoj se vlera do të jetë vetëm pozitive. E kam bërë shumë, shumë herë.

Isha në Beograd për të vizituar projektin dhe papritur dikush më tha që ky është stacioni më i çuditshëm që e kemi konvertuar që punon tashmë dhe më tha, e di se cila është vlera e këtyre ndërtesave këtu? Jo, nuk e di i thashë, shpresoj fort që të gjithë të fitojnë, të gjithë të festojnë sepse është 30% lart por nuk është vetëm 30%, është çështja se si të ngresh gjithkënd në këtë zinxhir vlerash. Edhe këtu do të ndodhë e njëjta gjë, ju premtoj që trajnimi që do të kryejmë me drejtimin e shkëlqesisë, të të rinjve që do të marrin pjesë në atë çka bëjmë këtu, ti trajnojmë ata, ti shohim ata të ecin përpara e ti rrisin aftësitë e tyre është diçka që unë e kam shumë përzemërt e ju premtoj që do ta bëjmë këtë gjatë gjithë kohës.

Ky është një moment historik në jetën time, besoj dhe në jetën e Shqipërisë dhe ju siguroj se do punojmë fort, do bëjmë gjërat e duhur anë të gjithë kohën për të arritur këtë. Ka të bëjë me vetëbesimin. Ne duam që të ketë gjithashtu edhe besim dhe investim gjithmonë e më tepër. Ua detyrojmë shqiptarëve, ua detyrojmë edhe qytetarëve të Durrësit. Do të përfitoj nga kjo mundësi t’ju falënderoj shumë edhe që më keni besuar dhe ju premtoj që do të bëjë gjithçka që është e mundur për tu bërë edhe më mirë nga ajo çka tregon video, për të krijuar diçka shumë të vlefshme pas gjithë asaj çka kam mësuar vetë me ekipin tim së bashku e dua të falënderoj shumë dhe ekipin për këtë që ju patë. Shumë faleminderit!

Do të doja të përfitoja nga kjo mundësi gjithashtu për t’ju thënë se shpresoj që në pak vitet që vijnë ju të shihni rritjen e vlerës. Nuk është shumë gjatë, është 4 apo 4 vjet e gjysmë por ecën shumë shpejt. Me mbështetjen që kam në terren, nuk kam asnjë dyshim që do të lëvizim shpejt. Ju falënderoj shumë dhe ju uroj çdo të mirë, ju uroj që familjet tuaja të jenë të sigurta”, tha Alabbar.

Sipas informacioneve, madhësia e portit turistik do të jetë 2 herë më e madhe sa ajo e portit në Malin e Zi. Jahtet e ankoruara mund të arrijnë nga 15 deri 200 metra.

1.264.552 m2 do të jenë për 12.000 njësi banimi dhe 46.000 për rezidencë. Ndërsa 47.591 m2 do jenë për dyqane dhe shërbime ku përfshihen mbi 170.

Kurse 47.591 m2 është planifikuar të jetë për ndërtim hotelesh e 80.000 pemë dedikuar parkut dhe hapësirave të hapura.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel