E enjtja nuk do të jetë dita ku në Gjykatën kushtetuese pritej të përplasnin “brirët” kryeministri dhe presidenti, i cili dhjetorin e 2018 refuzoi propozimin Ramës për të emëruar si ministër për Evropën dhe punët e jashtme Gent Cakaj.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se e shtyn seancën drejt një date tjetër të pacaktuar pasi i ka prekur covid.
Infektimi nga covid i njërit prej 7 anëtarëve të gjykatës kushtetuese u bë shkak që të shtyhet seanca për makinën e të vërtetës. Por mungesa e një gjyqtari kushtetues për shkaqe shëndetësore vë në pikëpyetje edhe seancën e të enjtes, të përballjes mes presidentit dhe kryeministrit Rama, duke qenë se ky i fundit ankohet për mungesën e dekretimit të ministrit të jashtëm Gent Cakaj i dorëhequr dhjetorin e 2020.
Kryeministri kërkon të zgjidhet çështja e konflikti institucional për dekretet.
Në datë 31 dhjetor Rama kërkoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër, por presidenti refuzoi me përfundimin se Cakaj kishte mungesë përvoje politike, diplomatike, dhe administrative.
Në padinë e paraqitur kryeministri këmbëngul se ky reagim nuk është në harmoni me konceptin kushtetues që ka presidenti në raport me qeverinë, sepse sipas paditësit mënyra e vetme si duhet të vepronte presidenti është nxjerrja e dekretit për emërimin e mininistrit.
Top Channel