Mali Etna shpërthen për herë të 13-të në një muaj, duke lëshuar llavë e hi mbi Siçili (fotot)

17/03/2021 18:47

Mali Etna ka shpërthyer sot për herë të 13-të brenda një muaji, duke lëshuar llavë e mbetje shkëmbore në qiellin e Siçilisë.

Pas të paktën tre ditë qetësie, në pamjet e fundit nga vullkani 3000 metra i lartë shihej llava e shndritshme mëngjesin e djeshëm dhe shkëmbijtë e shkrirë që lëshoheshin në atmosferë.

Aktiviteti në kraterin lindor te vullkanit kishte nisur gradualisht që prej 14 marsit në malin e famshëm italian.

Në imazhe të mëparshme shihej që llava e lëshuar nga vullkani dhe hiri i saj qe ngrihej deri në 1500 metra në atmosferë.

Shpërthimi më i gjatë i Etnas ka qenë ai i korrikut 1614, kur aktiviteti eksploziv zgjati rreth dhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe vullkani lëshoi më shumë se 1 miliardë metër/kub llavë që mbuloi një sipërfaqe prej 22 km katrorë.

Ndërsa një nga shpërthimet më vrasëse të Etnas ka qenë ai i vitit 1669 kur disa qyteza e fshatra u rrafshuan nga zjarri.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/02/23/mali-etna-ndricon-qiellin-e-nates-me-ujevaren-e-llaves-1500-metra-te-gjate-foto-spektakolare/

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA