Kina mund të pushtojë Tajvanin brenda gjashtë viteve të ardhshme ndërkohë që Pekini po intensifikon lëvizjet për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi.
Paralajmërimi vjen nga një komandant i lartë amerikan. Tajvani demokratik dhe që vetëqeveriset jeton nën kërcënim konstant të pushtimit nga Kina, liderët e të cilës e shohin ishullin si pjesë e territorit të tyre dhe kanë premtuar që do ta marrin mbrapsht një ditë.
“Unë jam i shqetësuar për shkak të përpjekjeve të kinës për të zëvendësuar SHBA dhe lidershipin tonë në rendin ndërkombëtar, deri në 2050”, tha zyrtari më i lartë ushtarak i Uashingtonit në rajonin e Azisë dhe paqësorit, admirali Philip Davidson. “Tajvani është qartësisht në ambicjen e Kinës, para se kjo të ndodhë. Unë mendoj se kërcënimi do të jetësohet gjatë kësaj dekade, ose brenda gjashtë viteve të ardhshme”, tha ai në një seancë në senatin amerikan. Davidson tha se zgjerimi i aseteve ushtarake të kinës në rajon rrezikon të krijojë një situatë të pafavorshme për SHBA, duke reduktuar nivelin e aftësisë reaguese.
Tajvani u nda nga Kina në fund të një lufte civile në 1949. Partia komuniste në pushtet, në kinë, nuk e ka qeverisur asnjëherë Tajvanin por e konsideron atë pjesë të kinës që do ta rimarrë edhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme. Lidershipi i Tajvanit dhe pjesa më e madhe e popullsisë po ashtu e refuzojnë idenë se ata janë pjesë e Kinës dhe tensionet janë të larta që kur pekini ndërpreu kontaktet zyrtare me Tajvanin pas zgjedhjes në 2016 të liderit aktual të tij, Tsai Ing Wen. Tensionet janë shtuar akoma më tej për shkak të armëve që SHBA i ka shitur Tajvanit dhe vizitave të shumta diplomatike të zyrtarëve amerikanë atje.
Top Channel