Të mërkurën u raportuan 568 raste pozitive me COVID-19, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive ditore këtë vit, por sipas vlerësimit të IKSHPK do te ketë rritje të rasteve ditëve në vijim.

Vetëm në Prishtinë u raportuan 233 raste pozitive, ndërsa pati katër të vdekur në të gjithë vendin.

Megjithë numrin e lartë të të infektuarve, vaksina anti-Covid nuk duket askund tashmë kur po shkojmë drejt fundit edhe të javës së parë të marsit. Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës kishte premtuar se vaksinat do të mbërrijnë në Kosovë gjatë muajit shkurt.

Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA