Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume Reagimet ndaj deklaratës së ashpër të ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën, vazhdojnë.
Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, e ka cilësuar atë si jashtëzakonisht të rëndë dhe të papranueshme, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet serbe.
Ndërkohë, lë të kuptohet se nuk e bind as qëndrimi i Aleksandar Vuçiçit. Në një intervistë për televizionin N1, Serwer tha se nëse presidenti serb nuk pajtohet me deklaratën e ministres, ajo duhet të shkarkohet menjëherë.
“Është një deklaratë aq e dënueshme sa është e vështirë ta përshkruash”, u shpreh ai. Sipas profesorit amerikan, fakti që Paunoviç vazhdon të jetë në detyrë ngre pikëpyetje jo vetëm për qëndrimin e saj personal, por edhe për qasjen më të gjerë të institucioneve serbe ndaj deklaratave që lidhen me spastrimin etnik.
Paunoviç pohoi në një intervistë televizive më 11 korrik se, nëse do të kishte qenë në pozitën e Slobodan Millosheviçit gjatë luftës, ajo do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998. Deklarata shkaktoi reagime të ashpra në Kosovë dhe jashtë saj. Ministrja serbe, e cila vjen nga Partia Socialiste e Serbisë, e themeluar nga Millosheviçi, është shpallur person non grata nga institucionet e Kosovës, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj saj.
Kritika ndaj deklaratave kanë ardhur edhe nga Bashkimi Europian dhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, të cilët e kanë dënuar retorikën që rikthen gjuhën e lidhur me krimet dhe dëbimet masive gjatë luftës në Kosovë.
Top Channel