Abdixhiku i hap rrugë shqyrtimit të kërkesës së anëtarëve për shkarkimin e tij: Të thirret Kuvendi, pezullojmë negociatat me Vetëvendosjen

15/07/2026 20:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ndarë një video-mesazh lidhur me dorëzimin e nënshkrimeve për shkarkimin e tij.

Abdixhiku ka pranuar se janë verifikuar nënshkrimet dhe ka autorizuar sekretariatin e LDK-së për të nisur procedurat e mbajtjes së Kuvendit të kësaj partie ku do të vendoset mbi shkarkimin ose jo të tij nga posti i kryetarit.

Kryetari i LDK-së po ashtu ka bërë të ditur se pas këtyre zhvillimeve brenda partisë së tij, do të ndërpresë negociatat me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve.

Ndërkohë, ditën e sotme ka qarkulluar një informacion se Vetëvendosje dhe LDK-ja janë marrë vesh në parim për të bashkë-qeverisur. Megjithatë, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se “lajmi i publikuar nuk qëndron”.

Sipas këtyre shkrimeve, Vetëvendosje do propozojë kandidatin për president, LDK-ja do marrë kryeparlamentin dhe tre ministri.

Top Channel