Gati për të mundur Anglinë / Specialisti britanik i UEFA tregon projektin e fushës: Do të bëj tifo për Shqipërinë

02/03/2021 20:05

Prej pak ditësh në stadiumin Air Albania ka filluar një program intensiv i rikuperimit të fushës për në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë e planifikuar më 28 mars.

Në krye të tij është Dean Gilasbey, për të cilin drejtori i stadiumit Keidi Tomorri na tregon më shumë për këtë program rikuperimi.

 “I gjithë projekti ka kushtuar rreth 1 milion euro. Specialisti i ardhur është konsulenti i UEFA-s për të paktën 7 vitet e fundit për finalet e Champions Leagues”, tha Keidi Tomorri, drejtor i stadiumit “Air Albania”.

Ne po i bëjmë një mini rinovim fushës. Kjo fushë ka një specifikë të vecantë pasi edhe me sy të lirë duket ndryshimi i barit që qëndron në hije dhe asaj pjese që arrin dielli. Krijuam disa vrima për të lehtësuar depërtimin mes shtresave. Pjesa e sipërme ka një lloj shtrese rëre të hollë ndërkohë që në thellësi ka edhe një shtresë tjetër e cila për momenitn nuk lidhet dhe ne do të përpiqet që ta bëjmë të lidhet nëpërmjet rrënjëve të barit që po mbjellim”, tha Dean Gilasbey,  inxhinier i UEFA-s për fushat.

Po si do të rikuperohet?

 “Në këtë pjesë në hije do të përdorim ndriçimin artificial për të ndihmuar barin të marrë veten, kemi ende edhe 26 ditë nga dita e ndeshjes dhe për këtë arsye po përpiqemi me një program intensiv për të rikuperuar gjithçka. Por për të arritur aty ku duhet duhen shumë fajktor, mbi të gjitha kushtet klimaterike dhe disa faktor të tjerë, por unë shpresoj që edhe me pak fat do të jemi në rregull”, tha Dean Gilasbey,  inxhinier i UEFA-s për fushat.

Domethënë ju thoni po e bëni gati fushën që Shqipëria të mund Anglinë?

“A e keni parasysh që një shqiptar nuk mund të bëhet tifoz i Serbisë kështu jam edhe unë, Unë jam nga Uellsi, dhe nuk e dua Anglinë, jam padyshim një fans i Shqipërisë jam 100% i sigurt”, tha Gilasbey.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA