Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Turqia raportoi 9.205 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 649 pacientë simptomatikë, dhe 74 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 2,6 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.432, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 10.282 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,55 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.195, treguan shifrat e fundit.
Mbi 32,93 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 128.387 gjatë ditës së kaluar. Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.
Top Channel