Vaksina Johnson & Johnson, efektive me vetëm një dozë

25/02/2021 10:32

Rregullatorët e SHBA-së kanë zbuluar se vaksina e koronavirusit Johnson & Johnson është e sigurt dhe efektive.

Kjo i hap rrugën që ajo të bëhet vaksina e tretë kundër Covid-19 që autorizohet në SHBA. Vaksina do të ishte një alternativë me kosto më efektive se vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s dhe mund të ruhet në një frigorifer, jo me temperaturat ekstreme si Pfizer.

Provat zbuluan se vaksina e Johnson & Johnson është 66% efektive në përgjithësi kur përfshihen raste të moderuara. Kompania ka rënë dakord të sigurojë 100 milion doza për Amerikën deri në fund të qershorit.

Britania e Madhe, Bashkimi Europian dhe Kanadaja gjithashtu kanë porositur doza të vaksinës. Ndërkohë 500 milion doza janë porositur përmes skemës Covax për të furnizuar kombet më të varfra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA