Behar Sofia 66-vjeç u ekzekutua ditën e sotme në mes të Tiranës. Ky është një emri i njohur për policinë pasi rezulton që të jetë i përfshirë në disa ngjarje.
Mësohet se viktimës edhe më parë kishte probleme ku si pasojë e tyre në bizneset e tij është vënë disa herë tritol.
66 vjeçari është ekzekutuar rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autorët dyshohet se e kanë qëlluar me dy plumba që kanë rezultuar fatal për jetën e biznesmenit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima ishte me precedencë të mëparshme penale për drogë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel