Aksident në aksin Fier-Seman, drejtuesja e mjetit dërgohet me urgjencë në spital

20/09/2026 12:03

Një aksident rrugor është regjistruar këtë paradite në aksin Fier-Seman, në fshatin Ferma Çlirimi.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Drejtuesja e mjetit ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel