Golfisti amerikan Tiger Woods rrokulliset në aksidentin me makinë, zjarrfikësit e nxjerrin me prerje (fotot)

23/02/2021 21:58

Golfisti amerikan Tiger Woods u përfshi sot në një aksident të frikshëm, ku pas perplasjes mbeti i bllokuar në makinë dhe u nxorr vetëm me ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Zhvillimet ende nuk janë të qarta por në një regjistrim audio mes punonësve të emergjencës të publikuar nga mediat amerikane, thuhej se aksidenti ishte ishte i rëndë dje Woods ka dëmtime serioze në pjesnë e poshtme të trupit.

Mark Steinberg, përfaqësuesi i Tiger, thotë se ka pasur plagë të shumta në këmbë dhe ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë kirurgjikale.

Një përfaqësues i sherifit të Los Angeles tha për rrjetin TMZ Sports, se nuk besojnë se ka të bëjë me përdorim alkooli, por Woods ishte dërguar në spital pasi ishte çliruar nga mjeti i tij i përplasur, me prerje të kabinës së veturës nga ‘krahët mekanikë’ të zjarrfikësve.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel