Ekspozita e Maks Mitrojorgjit/ Peizazhe urbane dhe rurale, ka prekur gjithë tematikat e trashëgimisë ndërtimore

23/02/2021 19:45

Si një arkitekt me profesion, atëherë kur nuk ekzistonte kompjuteri, dhe ishte i detyruar të vizatonte, Maks Mitrojorgji ka pasur një marrëdhënie të ngushte me figurën.

Sidomos kur i është dashur të ilustrojë dhe libra. I shtyrë akoma më shumë nga koha e lirë përgjatë pandemisë, ai ka zgjeruar ciklin e vet të akuareleve dhe sjell për publikun një ekspozitë. Këtu na paraqet peizazhe urbane e rurale. duke shfrytëzuar arkivin e tij personal dhe arkivin e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Janë prekur pothuajse të gjitha tematikat që ka trashëgimia jonë ndërtimore. Është prekur arkitektura qytetare dhe peizazhi urban.Arkitektura fshatare, qytetet antike që kemi ne, Butrint, Apoloni. Janë prekur kishat. Kullat e sahateve. Urat”.

Si dëshironte një njerëzit të njihen me trashëgiminë tonë ndërtimore, parë edhe në syrin e arkitektit. Edhe pse këto akuarele ndonjëherë paraqesin një pamje më të rafinuar, se sa është në të vërtetë.

Shumë objekte ndonjëherë janë edhe të vjetra e të rrënuara, të braktisura, dhe ndoshta trajtimi im është pak romantik,me ngjyra dhe akuareli ta jep këtë mundësi. Por gjithsesi ekspozita jep një informacion të mirë për trashëgiminë tonë ndërtimore”.

E pavarësisht se pandemia ka shmangur zakonshmërinë e eventeve të kulturës, sërish  ekspozita ka pasur sukses.

“Disa punë janë shitur, disa jo. Por gjithsesi ekspozita them që ka patur suksesin e vet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA