Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -4°C, në zonat e ulëta nga -5ºC në 02°C dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 04°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin, por që herë pas here do të ketë dhe reshje bore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -11°C në -6°C dhe në zonat e ulëta nga -8°C në -3°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe Shqipërisë.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA