Pasojat e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale po ndihen gjithnjë e më shumë mbi sektorin e bujqësisë.
Fenomene të tilla ekstreme të motit, si breshëri, kanë shkatërruar muaj të tërë pune për fermerët e fshatrave Biranj dhe Lumalas, duke dëmtuar masivisht sipërfaqe të tëra të mbjella me spec, apo edhe perime të tjera.
Parcelat e kultivuara vit pas viti po kthehen në një hapësirë humbjesh të mëdha ekonomike për fermerët të cilët mbeten të pambrojtur përballë fenomeneve të pazakonta natyrore.
Teksa thuajse çdo vit puna e fermerëve të zonës shkon dëm si pasojë e mungesës së tregut që i detyron ata të hedhin prodhimet, tani edhe goditjet e motit po bëjnë që një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të jetë e papërdorshme për tregtim.
Top Channel