Tekstet Falas/ Ministrja Kushi: “Barrë më e ulët financiare për familjet shqiptare dhe rritje e qasjes së fëmijëve në arsim”

01/02/2021 11:51

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka nënvizuar rëndësinë e politikës mbështetëse të teksteve falas dhe faktin që kjo skemë ka ardhur duke u rritur vit pas viti nga ana e qeverisë shqiptare.

“Pavarësisht vështirësive financiare të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19, pjesë e skemës mbështetëse për tekste falas për vitin shkollor 2020-2021 u bënë edhe nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 7-ta, si dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”, thekson Ministrja Kushi ndërsa cilëson gjithashtu se “për vitin shkollor 2021-2022, subvencionimi i teksteve falas do të shtrihet në të gjithë arsimin bazë, deri në klasën e 9-të”.

Ajo gjithashtu shprehet se “falë kësaj politike mbështetëse, e cila ka ardhur duke u konsoliduar vit pas viti nga ana e qeverisë shqiptare, familjet shqiptare kanë një barrë më të ulët financiare dhe njëkohësisht përmirësohet edhe qasja e fëmijëve në arsim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA