Tiranë/ Arrestohet drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren, policia: Ishte i dehur

18/01/2021 11:35

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është edhe shoferi i automjetit që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë, për të cilin policia njofton se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 12:30 në rrugën “Njazi Meka”, ku shoferi i automjetit tip ‘Fuoristradë’ përplasi të miturën, e cila sapo kishte dalë nga banesa. Vajza 10-vjeçare u dërgua në spital, por nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda që mori në kokë.

Pas hekurave, ka përfunduar edhe një 58-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin për konsumin e lëndëve narkotike, por u kap gjatë kontrollove policore dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike. Forcat blu kanë arrestuar edhe një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa dy të tjerë u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Edhe një 58-vjeçar është arrestuar pasi u denoncua për përndjekjen në mënyrë të vazhdueshme të motrës së bashkëjetueses.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 58 vjeç. Bazuar në informacionet e marra se ky shtetas, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, është organizuar puna për të dokumentuar këtë veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit B. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Y. A., 58 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme motrën e bashkëjetueses së tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi e shtetasit S. B., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital; F.V., 55 vjeç dhe R. M., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA