Të patën 42 persona humbën jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shembur disa ndërtesa përfshirë një hotel, shkruan CNN.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi në orët e para të ditës, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve të tmerruar të ishullit, i cili u godit nga një tërmet i madh dy vjet e gjysmë më parë, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen mijëra njerëz.

Indonezia përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur një operacion të gjerë dhe raportojnë se shumë persona janë nën rrënoja.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, si pasojë e shembjes së ndërtesave kanë humbur jetën 26 persona vetëm në qytetin e Mamuju. Ndërkohë deri më tani raportohet rreth 600 persona të plagosur.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA