Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në depon e magazinës së QSUT dhe në ISHP për të parë nga afër frigoriferët për vaksinën anticovid
“QSUT dhe ISHP- Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer
* me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka bërë të ditur se me kapacitetet që kanë aktualisht në dispozicion mund të priten deri në 250 mijë vaksina ndërsa për vaksinat që kërkojnë temperaturë 2-8 gradë mund të priten deri në 7 milionë doza.
“Vaksinat e Pfizer janë në ISHP dhe ruhen në ushte të ultra të ftohta -80 gradë. Këtu janë kapacitet të tera. Aktualisht janë 250 mijë doza menjëhershme që mund të ruhen në -70 gradë. Për Pfizer. Sigurisht edhe për llojet e tjera të vaksinës. Kemi kapacitete për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht. Pastaj për ambientet frigoriferike që kërkojnë 2-8 gradë. Kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza.”
“Aktualisht fillon në -20 gradë. Kemi në ISHP frigoriferë të tjerë dhe ato -80 gradë ku aktualisht janë të ruajtura vaksinat. Këtu janë frigoriferët -70 dhe -81 gradë. Janë komplet të sigurta dhe ruhet. Kanë elementet e duhura të sigurisë. Janë dy ngrirësit brenda standardeve.”
Bino: këtu mbahen vaksinat dhe ruhen me polici. Janë vaksinat e fëmijëve të gripi dhe janë dhoma frigoriferike dhe kanë kapacitet të mjaftueshme. Kemi frigoriferin -20 për vaksinën Moderna. Janë frigorifer të blerë vitin që shkoi.
“Ky frigorifer ruan 50 mijë doza vaksine dhe ky është -80 gradë. Bëhet një vlerësim dy herë në ditë. Është ndjekur zinxhiri ftohës.:
“Tek stadiumi shkojnë vetëm sa kemi nevojë. Një shishe e vogël ka 6 doza. Të gjithë vendet e kanë marrë më 6 doza.”
Top Channel