Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vite burg Abas Dogën, rojen e shkollës së mesme në Babrru i akuzuar se abuzoi seksualisht me një të mitur.
Me 7 vite e 4 muaj burg u dënua Klajdi Poci, ndërsa dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite burg.
Abas Doga u dënua me 18 vite heqje lirie por me aplikimin e Gjykimit të Shkurtuar ai ka marr 12 vite burg.
Rikujtojmë se Abas Doga, ish-roja i shkollës në Babrru u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar me minorenen nga koha kur ajo ishte 14-vjeçe.
Veç kësaj ish-roja dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë. Ata u akuzuan se së bashku me të rinj të tjerë që e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi.
Lajmi në përditësim…
Top Channel