Mongolia goditet nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8, epiqendra ndodhej në liqen

12/01/2021 08:58

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter ka goditur Mongolinë veriore në orët e para të mëngjesit të së martës. Lëkundjet ishin me thellësi deri në 10 kilometra, ndërsa epiqendra ishte rreth 33 km nga jugperëndimi i Turt, thanë sizmiologët.

Epiqendra duket se ndodhej nën Liqenin Khovsgol, liqeni më i madh me ujë të freskët në Mongoli sa i përket vëllimit. Ndodhej rreth 200 kilometra në perëndim të majës jugore të liqenit Baikal.

Sipas USGS, mundësitë për të pasur viktima dhe dëme janë të vogla, pavarësisht lëkundjeve të forta. “Në përgjithësi, popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë rezistente ndaj lëkundjeve të tërmeteve, megjithëse ekzistojnë struktura të prekshme,” njofton USGS (Shërbimi Gjeologjik i SHBA).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA