Tragjedi në SHBA/ 11-vjeçarja qëllon për vdekje të vëllanë 15 vjeçar, autoritetet nisin hetimet

11/09/2026 22:58

Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi është vrarë me armë zjarri nga motra e tij 11-vjeçare, në një tragjedi që ka tronditur SHBA-në.

Incidenti tragjik ndodh në qytetin Edmond. Departamenti i Policisë tha se mori një telefonatë për një të shtënë në një zonë banimi rreth orës 4 të pasdites.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata e gjetën 15-vjeçarin të vdekur, të qëlluar me armë. Autoritetet menjëherë filluan hetimin e rrethanave të sulmit dhe identifikimin e autorit.

Sipas policisë, pak para orës 1 të mëngjesit të ditës tjetër, hetuesit arrestuan motrën 11-vjeçare të viktimës.

E mitura u dërgua në një qendër paraburgimi për të mitur dhe u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

Që nga 11 shtatori, autoritetet nuk kishin publikuar detaje të mëtejshme rreth incidentit, pasi çështja përfshin të mitur.

Motivi për të shtënat me armë zjarri ndaj 15-vjeçarit nga motra e tij 11-vjeçare është ende i panjohur. As policia dhe as Zyra e Prokurorit të Qarkut të Oklahomës nuk kanë dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm në lidhje me rrethanat e tragjedisë.

 

Top Channel