Mjeku Pëllumb Pipero

I treti që iu nënshtrua vaksinës Pfizer kundër COVID-19 është mjeku Pëllumb Pipero dhe u pasua nga mjeku tjetër i njohur, Tritan Kalo.

E para që mori vaksinën ishte shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe më pas kryeministri Edi Rama.

Vaksinimi u krye në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu,  mjekëve dhe infermierëve të dy spitaleve COVID në kryeqytet.

Vendi ynë më në fund siguroi vaksinat anticovid nga një vend mik i BE-së për të luftuar  virusin e padukshëm që mori aq shumë jetë.

Sot do të vaksinohen 50 mjekë dhe infermierë, të cilët janë në radhë të parë në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA