Burime të ekskluzive Top Channel pranë kryeministrisë grek kanë bërë më dije se Turqia dhe Greqia do të kenë një takim me shuma gjasa në Kretë ose në Rodi, ndërsa takimi i parë diskutohet që mund të jetë edhe në Tiranë.
Diskutohet se është një marrëveshje kuadër. Së pari zgjidhje që këtë vit i çështjes së Qipros në dy komunitetet, një federatë, së dyti një traktat miqësisë strategjike , i cili do ta kthejë detin Egje në një oaz bashkëpunimi dhe zgjidhje përfundimtare të shfrytëzimit të përbashkët të resurseve në Egje (për këtë po kërkohet forma ligjore).
Marrëveshja kulmon me demilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe palët mbyllin çështjen e demilitimit, në një formulë të ndërmjetme që përmban vijë mesi dhe 12 milje ku lejohet, por edhe terma teknikë të ngjashëm me marrëveshjen greko-italiane, pra, që do të lejojë peshkimin në afërsi me ujërat greke, për peshkatarët turq.
Duket se ka vullnet për ta përfunduar. Në çdo rast, palët kanë marrë autorizimet dhe do të nisin direkt negociatat. Ideja është që të avancohet atje ku mundet dhe temat që mbeten hapur, të rinegociohen. Është një proces që do dojë të paktën 2 vjet, duke pasur parasysh dyshimet se me gjasa Greqia do të ketë zgjedhje të parakohshme brenda pranverës së këtij viti.
Kujtojmë se së fundmi ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili i ka bërë ftesë palës greke dhe turke dhe ndërmjetësoi për këtë takim. Ministri turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.
Ka qenë vetë ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i bëri Greqisë një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre në Mesdhe.
Ndërkohë për sa u përket negociatave teknike mes dy vendeve është rënë dakord që palët të takohen më 25 janar në Stamboll.
Top Channel