Merr zjarr kasollja mbi çatinë e një pallati në Korçë, policia dhe shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje
21/09/2026 15:38
Një kasolle e ndërtuar mbi çatinë e një pallati është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja për të ndërhyrë në fikjen e zjarrit.
Po ashtu, në vendngjarje dhe policia e shtetit ndërsa deri në këto momente nuk dihen shkaqet. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar. Priten detaje të tjera në vijim.
Top Channel