Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli Kryeministri Edi Rama ka marrë vaksinën anticovid të Pfizer të dhuruara nga një nga vende e BE për Shqipërinë.
Rama është personi i dytë në vendin tonë që merr vaksinën. E para që ka marrë injeksionin e Pfizer ka qenë doktoreshë Najada Çomo.
Pasi ka marrë injeksionin anticovid, Rama është shprehur se ndihet i lehtësuar për vete dhe për të gjithë Shqiptarët.
“Çdo gjë në rregull. Asnjë problem. Mendoj se është një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe. Barra e përgjegjësisë për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në radhë dhe për të mundësuar, pavarësisht se, Shqipëria dhe rajoni ku ne bëjmë pjesë, nuk u përfshi në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe i marrin vendimet dhe bëjnë dhe furnizimet. Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit. Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”, deklaroi Rama.
Top Channel